Macron takon mjekun që promovoi ilaçet kundër malaries, të hënën pritet…

0
128

Mjeku virolog Didier Raoult është bërë i njohur sot në të gjithë botën si promovues i ilaçeve kundër malaries, chloroquine dhe hydroxychloroquine si një trajtim kundër Covid-19.

Në Francë, rreth 450,000 persona kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që medikamenti të përdoret më gjerësisht. Presidenti Donald Trump i ka përmendur rregullisht gjithashtu ato. Sidoqoftë, Agjensia Evropiane e Barnave ka paralajmëruar për efekte anësore të mundshme serioze dhe tha që ato duhet të përdoren vetëm në rastet e “urgjencës kombëtare”, raporton BBC.

Ndaj mediat e quajnë befasi faktin që Presidenti Emmanuel Macron udhëtoi në jug në spitalin e specialistit të sëmundjeve infektive, Prof Raoult, në Marsejë për tre orë e gjysmë bisedime pa praninë e asnjë media.

Presidenti Macron do të japë një mesazh televiziv të hënën dhe zyrtarët e tij thonë se ai dëshironte të bisedonte më parë me shumë zëra.

Kështu që ky takim nuk do të thoshte asnjë lloj “njohjeje” të metodave të mjekut, thjesht një interes për provat terapeutike.

Ndërkohë, Didier Raoult ka paraqitur studimin e tij për 1,061 persona të trajtuar me hidroksilklorinë, duke pretenduar një normë suksesi prej 91.7%, me një “rezultat të dobët” për 46 pacientë. Sidoqoftë, disa shkencëtarë francezë tashmë e kanë përshkruar studimin me shumë mungesa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here