Humbin jetën 605 persona në 24 orët e fundit në Spanjë, të infektuar 157 mijë njerëz

0
111

Ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë 605 persona, shifër më e ulët se një ditë më parë ku ishin 638 të vdekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 15843 vetë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është 157022, mes tyre 55668 të shëruar.

Shifra e sotme në Spanjë është gjithashtu më e ulëta që prej 24 marsit, raportojnë mediat spanjolle. Ulja e numrit të viktimave ditët e fundit ka bërë që Sanchez të mendojë që tashmë Spanja e kaloi më të keqen nga koronavirusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here