Nuk ndalet “mallkimi Kennedy”, gjendet i vdekur stërnipi i Robert F. Kennedy

0
132

Policia e SHBA-së ka gjetur trupin e stërnipit të Robert Fitzgerald Kennedy i cili u raportua i zhdukur një javë më parë. Maeve Kennedy Townsend, 40 vjeç dhe djali i saj, Gideon McKean, 8 vjeç, u zhdukën të premten pasi u zhvendosën në gjirin Chesapeake në Maryland me një kanoe.

Zhytësit e zbuluan trupin e pajetë rreth 4 km në jug të vendbanimit, 25 metra nën ujë. Departamenti i Zjarrit të Qarkut Anne Arundel kishte marrë një telefonatë të enjten e kaluar rreth orës 04:30. duke raportuar se dy njerëz në një kanoe të vogël ishin duke lëvizur në Gjirin e Chesapeake. Kanoa e përmbysur u gjet disa milje larg në rrjedhën e sipërme, por trupat e njerëzve të humbur nuk u gjenden në moment.


Burri, David McKean kishte konfirmuar zhdukjen e gruas dhe të birit në Washington Post gjatë fundjavës. Zonja McKean dhe Gideon ishin bija dhe nipi i ish-Guvernatorit Lejtënant të Maryland Kathleen Kennedy Townsend, e cila nga ana tjetër ishte e bija Robert F Kennedy.

Familja Kennedy është një nga familjet që kanë pasur humbjet më të mëdha ndër vite. Gjithçka ka nisur me atentatin ndaj John F. Kennedy në 1963 dhe Robert F. Kennedy në 1968. Këto ngjarje u pasuan me vdekjen e parakohshme të shumë anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje. Madje ekziston një shprehje që quhet ‘mallkimi i Kennedy’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here