Humb jetën nga covid 19 ish-atleti italian, pak ditë më parë kishte vdekur edhe i ati

0
131

Atletika dhe sporti italian në zi për Donato Sabian, viktima e radhës e koronavirusit. Ish-sprinteri dhe vrapuesi 57-vjeçar, dy herë finalist në 800 metra në Lojërat Olimpike, ishte prej ditësh i shtruar në spitalin e Potencës, ku gjendej në terapi intensive. Më herët kishte humbur të atin po prej Covid-19. Sabia është viktima e pesëmbëdhjetë nga ky virus në rajonin e Bazilikatës.

Arritja e tij më e mirë ka qenë vendi i pestë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelesit në vitin 1984 në garën e 800 metrave, ndërsa katër vite më pas u rendit i shtati në Seul. Sabia, që për 29 vite mbajti rekordin botëror të 500 metrave (nuk zhvillohen më), për një vit vrapoi krah të madhit Menea.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here