Deklaratë e fortë/ Messi në Serie A?! Presidenti i La Ligas: Nuk do ua zgjidhte problemin e borxheve

0
155

Leo Mesi është një dëshirë e vjetër e ish-presidentit të Interit, Masimo Morati, që u pëpoq një dekadë më parë ta sillte në Milano asin argjentinas, por ajo ishte një tratativë e cila u shua ende pa nisur mirë pasi Barcelona as e ka menduar kurrë shitjen e yllit të saj.

Por një deklaratë e ditëve të fundit e ish-padronit zikaltër ka zgjuar kërshërinë e tifozërisë, e cila do të ëndërronte ta shikonte në “San Siro” një prej talenteve më të mëdhenj të historisë së futbollit. Por ëndrrën e tyre e ka shuar Havier Tebas, presidenti i Ligës Spanjolle.

“Leo Mesi në Itali? Nuk mendoj se mbërritja e Mesit atje do të shpëtonte problemet e Serisë A. Futbolli italian ka problem të madh me borxhet e larta dhe të ardhurat e pakta”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here