Prej 4 ditësh të bllokuar në Kapshicë, emigranti: Jemi 25 shqiptarë, nuk na lejojnë se jemi me dokumenta greke

0
113

Emigranti Mhill Steaj një prej shqiptarëve që është bllokuar në Kapshticë për shkak të mbylljes së kufijve ka thënë për News24 se sot janë 25 persona që kanë ngelur.

Në fakt ditën e djeshme u raportua se ishin 50 persona kurse Steaj thotë se tashmë janë 25 shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri.

Sipas tij këta shqiptarë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri për shkak se janë me dokumente greke dhe pala shqiptare i kërkon të rrinë në Greqi.

Por emigranti Mhill Steaj thotë se në Shqipëri kanë detyrime madje dhe qera për të paguar ndërkohë që mbahen të bllokuar prej katër ditësh në doganë, pa ushqim dhe pa strehim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here