Princi Charles flet për herë të parë për COVID-19: Ishte e pazakontë! Unë dhe gruaja ime…

0
123

Princi Charles foli për herë të parë, pas daljes nga karantina, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Në mesazhin e tij, Princi anglez e përshkroi pandeminë e koronavirusit si të pazakontë, frustuese dhe shpesh një eksperiencë stresuese, pasi ai e mori veten nga infeksioni.

Princi 71 vjeçar i Uellsit vlerësoi punën e bërë nga ekipet e emergjencës dhe stafet e dyqaneve në një video tri minutëshe, ku theksoi rëndësinë e të jetuarit me shpresë.

 

Në videon e publikuar nga “Daily Mail”, ai u shfaq i kuq për shkak të temperaturës, por edhe me zë të ngjirur, ndërsa shtoi se i kishte kaluar simptomat e COVID-19. Ai gjithashtu tha se ishte thelbësore që punonjësit kryesore përfshirë ata të ekipit të shëndetësisë, të trajtoheshin me konsideratë speciale. Ky është mesazhi i parë i tij, që kur doli nga vetizolimi.

“Në një kohë kaq të paprecedentë dhe të ankthshme në jetët e të gjithëve, gruaja ime dhe unë po mendojnë veçanërisht për ata të cilët kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana shumë të vështira dhe anormale dhe ata të cilët janë sëmurur, të izoluar dhe të vetmuar”, tha Princi Charles, i cili vlerësoi punën e bërë nga ekipet e shëndetësisë, që janë treguar të palodhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here