Pa koment, pa politikë/ Cila është e vërteta zoti Kryeministër mbi mjekun pompist që dërgove në Itali?

0
116

Qazim Ismaili është një prej 30 personave të ekipit mjekësor që u dërgua nga Edi Rama në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës së koronavirusit. Ismaili ka një diplomë kursi për fizioterapi, por prej shumë vitesh punon si pompist në një pikë karburanti.

Lidhur me këtrë ccështje ka reaguar edhe Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, i cili përmes rrjeteve sociale i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpjegojë sa më shpejt ngjarjen në fjalë.

Reagimi

Pa koment, pa politikë:

Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit, apo baltë mbi një akt fisnikërie?

Zoti Kryeministër, ju e keni për detyrë të thoni si është e vërteta!

Në disa portale janë publikuar lajme, sipas të cilave, në përbërje të grupit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për t’iu bërë krah Italisë mike në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë!

Madje thuhet se njëri ndër ta, i quajtur Qazim Ismaili, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali!

Cila është e vërteta zoti Kryeministër?

Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi!

Ndaj duhet, e përsëris, duhet të thoni cila është e vërteta!

Jemi përpara fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar, apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar?

Cila është e vërteta zoti Kryeministër?!…

Shqiptarët duhet ta dinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here