“Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit”, Luan Rama pyet kryeministrin: Cila është e vërteta e ‘mjekut’ të dërguar në Itali

0
95

Zëvendës Kryetari i LSI-së Luan Rama nepermjet nje postimi ne Facebook, i kërkon kryeministrit Edi Rama të thotë të vërtetën për mjekët e nisur në Itali nga Shqipëria dhe kualifikimin e tyre.

Duke iu referuar disa raportimeve në media, Rama thotë se janë përfshirë në grupin e mjekëve edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë e madje thuhet se njëri ndër ta, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali. Për këtë arsye ai i apelon Ramës të thotë të vërtetën.

Postimi i plote:

Pa koment, pa politikë:

Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit, apo baltë mbi një akt fisnikërie?

Zoti Kryeministër, ju e keni për detyrë të thoni si është e vërteta!

Në disa portale janë publikuar lajme, sipas të cilave, në përbërje të grupit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për t’iu bërë krah Italisë mike në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë!
Madje thuhet se njëri ndër ta, i quajtur Qazim Ismaili, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali!

Cila është e vërteta zoti Kryeministër?

Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi!

Ndaj duhet, e përsëris, duhet të thoni cila është e vërteta!

Jemi përpara fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar, apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar?

Cila është e vërteta zoti Kryeministër?!…
Shqiptarët duhet ta dinë.

 

Del në dritë e vërteta/ Rama dërgoi një punëtor karburanti në Itali për të luftuar COVID-19

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here