Del në dritë e vërteta/ Rama dërgoi një punëtor karburanti në Itali për të luftuar COVID-19

0
130

Qazim Ismaili, njëri nga 30 “mjekët dhe infermierët” që u dërguan të shtunën në Itali në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit rezulton se është pompist. Dosja.al ka zbuluar dhe verifikuar se Ismaili nuk ka asnjë eksperiencë në mjekësi. Burime të afërta me “mjekun”, i thanë Dosja.al se deri para disa ditëve ai vijonte të punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë.

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha Ismaili, të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e prezantuan si mjek.

E vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane. Pa dashur të fikim të parët “qirinjtë e tortës”, nisur nga rasti i Ismailit, por edhe nga deklarata e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha dje se ata ende nuk janë gati për punë, pa kaluar njëherë në testim, jemi ende kuriozë të dimë se cila do të jetë përgjigjia e autoriteteve shqiptare, kur italianët të shohin CV-në e Ismailit. Kushedi, ndoshta edhe në Breshia kanë nevojë për pompist…

Dosja.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here