Viktimë e Covid-19/ Nderim shqiptarit, flamuri në gjysmështizë…

0
178

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar viktimën e parë shqiptare në Romë,

Adrian Kazazi, 61 vjeç, baba i 2 djemve e bashkëshort, ishte njeri i nderuar e mjaft i njohur në komunitetin e shqiptarëve në Romë

Prej shumë vitesh ai punonte pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë.

61-vjeçari Adrian Kazazi u vlerësua në janar të këtij viti nga FAO me medaljen për 25 vjet punë në këtë Institucion.

Drejtori i Përgjithshëm i FAO, Qu Dongyu në profilin zyrtar të FAO ka shkruar se me dhimbje të madhe mori “lajmin e ndarjes nga jeta të mikut e kolegut Adrian Kazazi, 25 vjet dedikuar FAO. Një ditë e trishtë për punonjësit e këtij institucioni, Do të na mungojë shumë”.

Edhe zëvendësministrja e Jashtme italiane Emanuela De Re ka nderuar kujtimin e shqiptarit me fjalët “shpreh ngushëllimet e thella familjes për humbjen e Adrian Kazazi, punonjës i FAO që ndërroj jetë për shkak të koronavirus. Më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë së bashku Itali”.

Gjatë ditës së djeshme në selinë e FAO në Romë, flamuri i këtij Institucioni u ngrit në gjysmështizë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here