Mbyllet pavijoni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës pasi një paciente del pozitive me COVID-19

0
136

Një paciente e shtruar në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Lezhës ka dalë pozitive me koronavirus. Nisur nga ky fakt, menjëherë është mbyllur pavijoni, ndërkohë që stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19, raportoi gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb”.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here