Korçë/ Menaxheri i lokalit me koronavirus, flasin fqinjët e 33-vjeçarit…

0
149

Korça i shtohet hartës të të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë. Bëhet fjalë për një cift burrë e grua si dhe një 33 vjeçar. Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.

Nuk ka ende asnjë të dhënë nëse këta persona kanë patur kontakte më të tjerë që mund të kenë patur histori udhëtimi në shtetet fqinje.

Burime të “ABC News” tregojnë se 33 vjeçar edhe pse në moshë të re është në gjendje shumë të rënduar shëndetësore dhe është menaxher i një lokali nate. Atij i është bërë dy herë analiza dhe herën e parë doli negative të dytën pozitive. banorët e zonës ku ndodhet bari që ai punonte thonë se nuk është dizifektuar lagjja dhe se janë shumë të shqetësuar.

“Lajmin e dëgjuam në media, jemi shumë e shqetësuar. Kemi dritaren e kuzhinës në oborrin e tyre. Duhet bërë ndonjë dezinfektim dhe nuk dimë kë të lajmërojmë”, u shpreh një e moshuar.

Ndërsa një tjetër moshuar tha për “ABC News” se nuk kishin pasur kontakt, por janë të frikësuar: “Lokali është mbyllur këtë javë, pas datës 10.  Jemi shumë të frikësuar, por nuk kemi pasur kontakt”, u shpreh ajo.

I riu është person që ka pasur kontakte të shumta edhe për shkak të punës që kryente. Madje në datën 8 mars në ambientet e lokalit ku punonte është organizuar një festë e madhe./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here