Epidemiologu italian: Futbolli pa tifozë të paktën deri në tetor

0
131

Një epidemiolog në task forcën italiane ka paralajmëruar se është e pamundur që tifozët të ndjekin ndeshjet në stadium para muajit tetor.

Ambiciet për të rikthyer ndeshjet në Serie A në rrugën e duhur për 2 maj, tani duken gjithnjë e më shumë të pamundura, pasi 793 persona të tjerë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Rreth situatës së ndeshjeve ka folur edhe epidemiologu italian, Pierlugi Lopalco, i cili beson se edhe nëse fillon futbolli, ndeshjet do të luhet me tifoz deri në tetor.

 “Ne duhet të jemi të qartë me njerëzit, por pa i terrorizuar ata”, ka thënë fillimisht epidemiologu Lopalco për gazetën La Repubblica.

“Mendoj se do të jetë e pamundur që turmat të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit para tetorit. Parashikimi im është që masat kufizuese të lëvizjes do të vazhdojnë të paktën deri në verë”.

“Mund dhe duhet të ketë një lehtësim, kështu që ne do t’i kthehemi punës, të dalim jashtë, por gjithçka duhet të bëhet shumë ngadalë dhe me kujdes”, përfundoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here