“Bashkërisht do ia dalin mbanë”- Presidenti Meta shpërndan mesazhin e mjekut infeksionist: Mirënjohje të thellë…

0
113

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar postimin e mjekut të njohur infeksioknist Tritan Kalo, me disa fotografi te mjekëve dhe infermiereve të Spitalit të Infektivit në Tiranë.

Meta thotë se duhet që të gjithë te jemi mirënjohës ndaj mjekëve e infermierëve, pasi ata janë në vijën e parë të frontit për të mbrojtur shëndetin e cdo qytetari.

“Falenderim dhe mirënjohje të thellë! ?

Përkushtimi dhe profesionalizmi i mjekëve dhe infermierëve është shpresë për të gjithë.❤

Shërim të shpejtë të prekurve nga virusi dhe solidaritet me familjet e tyre!?

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??”, shkruan Meta.

Fotot më herët ishin publikuar nga mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili falënderonte qytetarët që mirëbesojnë mjekët në këtë kohë tgë vështirë.

“15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!”, shkruante mjeku i njohur infeksionist.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here