NGA ARMAND SHKULLAKU/ Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

1
264

Edi Rama ka vendosur më në fund t’i ngarkojë Erion Velisë, diçka nga fatura e kripur e rikandidimit për Bashkinë e Tiranës. Për disa ditë me radhë, kryebashkiaku është shndërruar në një klloun shëtitës që ka marrë përsipër  të negociojë për të ardhmen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që fati i saj është vendosur shumë më parë. I bindur se këtë shfaqje absurde nuk e luan dot askush më mirë se sa Veliaj, (çdo njeri tjetër do të kishte një fije skrupuj për të ndërmarrë një fushatë propagandistike për diçka që është vendosur më parë), Edi Rama është tërhequr vetë nga përplasja me artistët duke nxjerrë në fushë të betejës dikë që as nuk skuqet e as nuk zverdhet prej neverisë së dëgjesave publike farsë.

Protagonizmi i Velisë në një çështje që nuk ka lidhje fare më Bashkinë e Tiranës, që është kryekëput një nismë e qeverisë dhe personalisht e kryministrit, përveç aftësisë së kryebashkiakut për të qenë i pandjeshëm ndaj turpit, e ka edhe një shpjegim tjetër.

Rikandimi i tij për një mandat të dytë në krye të Tiranës, e ka një çmim. Deri më sot, Erion Velija në rolin e lalit, ia ka dalë të mos bëhet pis nga aferat e kazanit të shumicës. Lajmet e bujshme për Saimir Tahirin, vëllain e Fatmir Xhafës, skandalet e koncensioneve dhe aferave korruptive të qeverisë, pasoheshin nga fytyra e qeshur e kryebashkiakut që mbillte pemë apo shpërndante tërshërë nëpër kopshte.

Zhurma e madhe e skandaleve që Rama tërhiqte mbi vete, i heshtën PPP e bashkisë, lejet e dyshimta të ndërtimeve, akuzat për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, abuzimet me fondet publike të qytetit, etj. Lali Eri dukej sikur nuk ishte pjesë e një mazhorance të lodhur nga skandalet, por një pol më vete që komunikonte direkt me qytetarët. Veliaj madje ia doli të krijonte perceptimin që edhe lejet për kullat gjigande që po ngrihen në Tiranë, ishin vepër e Edi Ramës dhe jo e vullnetit të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Me falni,ama disa shkrues mediash, si Shkulaku,balliu e sonji tyre, kendej e andej Drini,Qofshin sa jetofshin, se asnje dobi nuk ka as kombi e as shteti nga keta urrejtes banal. Keta nga urrejtja e msodurimi, ende pa folur e enda pa perfunduar shkrimin,tregojne e deshmojne se jane percaktues te urrejtjes dhe zilise,Jane anues te vrazhet,si e pardha ne t e zeze, apo e zeza ne te bardh.keta jane demi dhe pasqyra e shemtise mediale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here