Histori/ Kuvendi kishtar i Arbërit më 1703, në rastin e 313 vjetorit të mbajtjes së tij

0
347

 

Kuvendi historik i Arbërit, ose fatet e Kishës

kuvendi i arberitYmer Hysa

Gjatë ekzistencës së tij mijëravjeçare, popullit shqiptar i është dashur tëruaj dhe identitetin e tij fetar. Në momente tëˆcaktuara tëˆhistorisëˆsëˆtij, veç kryengritjeve dhe luftërave ndaj pushtuesve, i ështëˆdashur tëˆorganizojëˆherëˆpas here dhe aktivitete politike e kulturore kombëtare tëˆnivelit tëˆlartëˆ, njëˆndër tëˆcilët ështëˆdhe Kuvendi i Arbërit”, i mbajtur me 14-15 janar të vitit 1703 në Merqi të Kallmetit të Lezhës, ose në kishën e Shën Gjon Kryepremit, me përkrahjen e Papës me prejardhje shqiptare, Klementi i XI.

Urdhërat perandorakë, tëˆlëshuara herëˆpas here për konvertimin e të krishterëve ne myslimanë, e kthyen në domosdoshmëri mbajtjen e këtij Kuvendi të Kishës Katolike Shqiptare. Gjëndja shpirtërore dhe shoqërore e besimtarëve, që detyroheshin me dhunë ti nënshtroheshin myslimanizmit, kthimi në kriptokatolikë, shmangia nga ritet fetare etj, etj. nuk kishte si te kalonte lehte nga Vatikani. Ndaj Papa Klementit XI, këtë ngjarje të madhe të kishës katolike shqiptare ia besoi Kryeipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviç dhe me 14-15 janar të vitit 1703 do të mbahej ky kuvend i madh kishtar kombëtar shqiptar.

Imzot Vinçenc Zmajeviçi, para mbajtjes së këtij kuvendi, kreu vizitën kanonike në të gjitha kishat dhe qendrat katolike të Shqipërisë. Pas kësaj vizite tre mujore, prelati mblodhi në kuvend kryetarët e klerit të pesë ipeshkëvijëve e dioqezave të vendit si dhe provinçialin e Françeskanëve. Pjesëmarrës në këtë Kuvend kishtar dhe që nënshkruan Konçilin e parë të Shqipërisë, nën kryesinë e  shkëlqesisë së Tij Imzot Vinçenc Zmajeviç, arqipeshkëv i Tivarit, ishin dhe klerikët nga mbarë trojet shqiptare si: Imzot Pjetër Karagjiku, arqipeshkëv i emëruar i Shkupit, Imzot Gjergji, Ipeshkëv i Zadrimës, Imzot Nikoll Vladanji, Ipeshkëv i Lezhës, Imzot Ndue Babi, ipeshkëv i emëruar i Shkodrës, Imzot Marin Gjini, i zgjedhur i Pultit, Atë Fra Egjidi de Arsenta, Prefekt Apostolik i Misioneve të Arbërisë, Atë Fra Frano Maria a Lycio, Prefekt Apostolik i Misioneve të Maqedonisë si dhe Atë Fra Martini nga Gjonima (Gjonmi)  i pari i Provinçës së Fretënve.

Në këtë kuvend, me prezencën e krerëve më të lartë të klerit katolik mbarë shqiptarë, që ishte një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonëshme për fatet e kishës katolike në trojet shqiptare, të identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe, u diskutuan zbatimet e përpikta të riteve fetare që kanë lidhje me jetën morale dhe materiale, e cila nën presion të vazhdueshëm kishte filluar të shthurej. Kuvendi foli qartë mbi rolin e familjes, ku në themel do të qëndronte familja e shëndoshë dhe e shenjtë, dhe ruajtja e saj sipas parimeve kristiane. U diskutua rikthimi i meshëve dhe riteve të tjera fetare në gjuhën shqipe, si dhe plotësimi i rregjistrave për të gjithë famullitarët. Vendime të rëndësishme të këtij Kuvendi Kombëtar ishin dhe mbajtja e shkollave shqipe pranë famullive që ekzistonin, si dhe rihapja e tyre atje ku ishin mbyllur. Vendime të rëndësishme ishin dhe ringritja e kishave të rrënuara si dhe marrveshja që katolikët të kenë bekimin e kishës vetëm atëhere kur jetojnë në bazë të zakoneve dhe dokeve shqiptare, të miratuar dhe predikuar nëpër shekuj nga doktrina kristiane. Vetëm kështu do të bëhej e mundur qëndresa ndaj pushtuesit mizor otoman, që pamëshirshëm po zhdukte, jo vetëm grigjën (besimtarët), por edhe farën katolike shqiptare. Në kuvend u konstatua se kleri shqiptari i ka qëndruar pranë në gëzime e hidhërime (në gaz dhe në vaj) popullit të vet dhe i parapriu rilindjes së tij kombëtare.  Pra ky Kuvend, mbrojti të vërtetat e fesë së krishterë dhe identitetin kombëtar e gjuhën e popullit shqiptarë.

Vendimet e marra nga ky kuvend përcaktoheshin qartë në dokumentin që Imzot Zmajeviç i përcillte në letrën e shkruar në shqip dhe latinisht, të cilat iu paraqitën për shqyrtim Papës dhe pas miratimit me 28 Janar të vitit 1704, u botuan nga Propaganda Fide nën titullin ”Kuvendi i Arbnit o Koncili Provinçiali i mbledhun vjetit mije shtatqind e tre ndënë Shqiptarin Klementin XI papë Pretëmadhin”. Ja çka thuhej në letër të dhetë korrikut, në vjetë të Krishtit njimijë e shtatqint e tre:

“Urdhnove o i Lumtuni Atë, me të vizituem Apostolik, të vërej mbi kishat e Arbënisë së provinçes seme. Ju binda urdhënit, ju solla dheut, kërkova rruzullimin, pashë plagët e tij, Pashë-uh ç’dhimbje, vu nën haraç atë që dikur kje despoti i Provincjave, pashë Shypninë Zonjën e gjindeve ndrydhë nën thembër, me dhimbje të idhta, shqytin e trimave-shembë, murin e forcës sonë-rrënue. Pashë gjindt, hy në vend shenjt, kishat, të filigta; lterë përlye. Mezi pashë vend ku të mundej populli me u mbledhë ne kuvernd. Pashe pleqtë tue ulurue; Meshtarët, shërbetorët e Hyjit, tue gjimue, çobantë, vra dhente tretë, tue u shpërnda dy udhëve, murtajën, që pa mëshirë i çoroditëte të gjithë; e plasjen e mortaisun, që trimnohej pë të gjanë e për të gjatë.

Këto pashë e gjimova. U perzien përmbrendcat e mia prej dhimbe për popullin tem e m’u coptuen, tek shihshe mundimet e bijve që po mbyteshin. Tue pamë këta, thashë, populli em u ba rob, përse spat dijen. Tue ankue kaq të keqija e ngushtica të pa udha, edhe mua më shtërngoi ngushtica; por, përsa paçë fuqi, nuk lashë ilaç pa përdorë. Nevoja e lypte me gjetë shtigje ma të mira se vizita, as lente moti me e shtymë. Ndihma ma e madhe do të ishte mbledhja e Konçilit. Këtu i përqëndrova fuqitë, këtu ngula mendtë, tue ia himë, pa rrenë, një pune ma të randë se kishe fuqine. Po Ai, që i ka ndihmue vëllazent tanë, që ishin përndame nëpër rruzullim të Fesë, Më ndihmoi edhe mue në këtë vend. As detyra që kam, si çoban i shpirtnave, as kujdesi i fortë, që kam pë të krishtenët e as mendët e mia të pa afta, nuk do të mujshin me e krye një detyrë kaq të randë. Po Hyji, i cili ndërron motnat e dokët, që ep të rritunit e mbaron gjithë punët. Ai bani që një detyrë kaq e vështirë të kryhej si pata dëshirue. Në hijen Tande, o i Lumtun Atë, po gëzon dheu Arbënesh e mbas ndërrimit të motit ngrihet sikur të kishte kenë i mbuluem me njegull, tashti nën Papë Arbënesh, që latinisht don me thanë i bardhë-e del në dritë, e me zemë të mirë shpejton me mërrijtë përsëri në lumni të shkueme. Mendja e Atit, e cila asht ma e madhe se rrethi i shekullit, i uron me dashtëni të Tin Zot këtë lumni dheut tonë, për t’iu falë nderës zemrës gazmuese, vijnë si për dhanti në shatorre Apostolike, në katedër të dijes qiellore, Dekretet e Sinodit të Provinçës Arbëneshe, në mënyrë që, në paçin gabime, të qortohen me fjalën Tande. Unë pra në paça gabue si Prelat Arbënesh, vij te magjisteri i Pjetrit me u qortue, e nuk më vjen marre me i kthye ndryshe fjalët. Nuk kanë kurrfarë vlere veprat tona të errta, asgja nuk vlejnë Dekretet, nëse nuk mbështeten mbi Gurin e pa lëkundun, e si të jenë provue mbi gurin e fortë, të forcohen me profeci të pushtetes sate.. Pëlqe pra o i Lumtuni Atë, dhantitë e nderimet e pevujta, shenjë të Kombit tem, por ma fort tandit. E n’ë pashë se ndokund puna duhet lëmue, godite dhe ndreqe me gjykimin e shenjtnueshëm e të pa gabueshëm. Po, sepse kështu këto të falna që përkojnë me vobësinë tonë, me gjykimin e hyjnueshëm pagabim kanë pë tu shumue fort. E ndërkaq unë me vëllazë të mij të tjerë të Arbënisë, lusim Hyjin t’ju ruej Ju, Papën Arbënesh Pretmadhin, për shumë mot në kishë, e edhe ne të na ruaj shëndoshë pa kurrnja të keqe’’’.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency