Mjeku italian jep lajmin e mirë: Ilaçi ndaj koronavirusit u provua tek 2 persona, rezultatet janë të shkëlqyeshme

0
189

Një lajm i mirë dhe shpresëdhënës vjen nga Italia e cila po kalon një gjendje të vështirë nga koronavirusi.

Një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët. Doktori me terma shkencor atë që po studion po për popullatën e thjeshtë shpjegohet si shpresë dhe si një dritë jeshile për jetën.

Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. 

Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike

Ilaçi mund të përdoret në pneumoninë Covid-19 vetëm ‘off label’, domethënë, jashtë indikacioneve për të cilat është regjistruar. Pacientët e tjerë tashmë kanë marrë terapi edhe në qendrat e Bergamo, Fano dhe Milano. “Por është shumë e rëndësishme që përdorimi i saj të zgjatet sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që ne të mund të shpëtojmë më shumë jetë. Struktura jonë, së bashku me Spitalin Colli, ishte e para, në Itali, që e përdori këtë terapi te pacientët me koronavirus“, shton ai .

“Ne kemi krijuar një urë të vërtetë kërkimore me kolegët kinezë, të cilët kishin vërejtur tashmë një përmirësim të pacientëve të trajtuar në këtë mënyrë  Vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar do të na lejojë të zhvillojmë armë efektive kundër Covid-19. Rezultatet pozitive të tocilizumab duhet të jenë të vlefshme, kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një studim shumëqendror në nivelin kombëtar “.- shpjegoi Gerardo Botti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here