“Është vepruar me vonesë”, ish-ministri i Shëndetësisë: Fondet e qeverisë për koronavirusin qesharake, nevojitet një strategji e qartë

0
96

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, i ftuar n1% rubriken Opinion në News24, i quajti qesharake masat e marra nga qeveria për përballimin e situatës nga koronavirusi.

Shehu tha se fondet e akorduara nuk janë të mjaftueshme dhe se nevojitet një strategji e qartë, e cila për është e vonuar.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me të semurët familjarët i uroj shërim të shpejtë, të tjerëve që kanë patur kontakte, urojmë të mos jenë infektuar. Kërkon një kujdes të vecantë, për mbrojtjen e mjekëve. Një mjek i pambrojtur kthehet në burim infeksioni për të tjerët. besoj se do arrihet të mundet, por me rëndësi është të mundet me humbje sa më të vogla. Fondet sot për mua janë qesharake, nevojitet një strategji e qartë. Shpreh gatishmërinë time, të jem aktor i rëndësishëm në krah të qytetarëve në përballimin e kësaj situate.” u shpreh Shehu

“Nëse ne kemi një kujdes parësor të pambrojtur, me vjen keq po nuk besoj se kemi realizuar standardet.  Uroj që kapacitetet e kësaj qendre shëndetësore, të mjaftojnë për një fluks që mund të vijë në të ardhmen. Është vepruar me shumë vonesë. Duhej parë trendi i gjërave në botë, tani që kontaminimi ka ardhur duhet të shohim rrezikun që na kërcënon. Masat sot nuk janë të qëndrueshme, taktika duhet të ishte për të patur disa qendra.  Ajo qendër nuk ka kushtet adekuate, për të qenë e përsosur për të përballuar një shtab virusal. Do rekomandoja disa qendra në Shqipëri, do të ulin peshën e madhe dhe do minimizonin edhe rreziqet e mëdha të pacientëve.” ndërsa u ndal në veçanti në spitalin infektiv.

“Janë 4 vende reanimacioni, të cilat absolutisht nuk mjaftojnë, janë qesharake. 10% kanë nevojë për reanimacion, është e vetmja mënyrë për të mos lënë mortalitetin të rritet. Me 4 vende terapi intensive është qesharake.

Mbi ç’bazë koncepti strategjik do zbatohet karantina në shqipëri. flas për njerëzit që kanë pas kontakt me të prekurit.

Karantina në shtëpi është një gabim i madh, dhe ndodh në vende ku shteti ka falimentuar.

Të gjithë të prekurit duhet të vendosen në qendra klinike, ata me komplikacione në shërbime reanimacioni dhe të gjithë ata që kanë pas kontakte duhet të vendosen në karantinë të detyruar. Kjo është për të përballuar kushtet në Shqipëri. Nuk kam dëgjuar një mbështetje financiare adekuate në Shqipëri.

Unë mendoj se virusi në Shqipëri ka qarkulluar shumë më parë, këtë e lidh me kapacitetet diagnostike të vendit tonë. “ u shpreh Shehu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here