Shehu: Shqipëria duhet të shpallë sot gjëndjen e emergjencës për Koronavirusin…

0
121

Ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, i ka kërkuar Kreut të Shtetit Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare me drejtim shëndetsor, në përgjigje të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook,  ish-deputeti i Partisë Demokratike e quan të domosdoshme një nismë të tillë me efekt parandalues, duke qëne se gjeografikisht koronavirusi është shumë afër vendit tonë.

Edhe pse pak më parë Ministria e Shëndetësisë bëri më dije se deri tani nuk ka asnjë rast pozitiv në Shqipëri Shehu i bën thirrje Metë të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Reagimi i plotë ish-ministrit Tritan Shehu:

Shqiperia duhet te shpalle sot gjendjen e emergjences per Koronavirusin.

Kjo gjykoj se eshte e domosdoshme duke u bazuar se pari ne gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe:

1- Ne ecurine e kesaj epidemie ne Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione te medha ne te gjithe territorin, me nje mortalitet te larte reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te gjera dhe qe ka implementuar masa energjike.

2- Duke u bazuar ne rritjen shume te shpejte te rasteve te infektuara ne Greqi, masave te emergjences qe sot pritet te shpalle dhe ai vend, me te cilin ne gjithashtu kemi shkembime te medha.

3- Ne rastet e diagnostikuara se fundmi dhe ne vendet e tjera te Rajonit.

4-Ne te dhenat e pergjitheshme per karakteristikat e ketij virusi e rreziqet qe paraqet ai.

5- Ne dobesite e medha te sistemit tone shendetesor, gje qe manifestohet si ne nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues.

Pavaresisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnje rast te deklaruar, ne keto kushte duhet shpallur gjendja e emergjences se pari per periudhen prej sot deri me 16 mars, praktike kjo e aplikuar edhe nga shtete te tjera te zhvilluara.

Ne terësi masat duhet te jene te nivelit te atyre te aplikuara ne Itali si shtet per jashte “Zones se saj te Kuqe”, per te cilen sot hyri ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i forte.

Keshtu keto duhet te perfshijne me transparence vendime organizative, permiresime urgjente te sistemit shendetesor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim te te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje te shkollave, aktiviteteve sportive dhe te ngjashme perfshi diten e sotme, etj.

Eshte e domosdoshme qe dhe Presidenti i Republikes te mbledhë Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor.

Ne keto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse te vazhdosh te luash rolin e “trimit” te pa pergjegjshem, mund te rrezikosh rende qytetaret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here