Habit Kryeministri/ Rama nuk di shifrat për tregëtinë me Kosovën, i rrëmben shifrat Buzhalës dhe i’a lexon Buzhalës

0
97

Shumë ditë më parë, në konferencën për shtyp në Moskë, midis Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe drejtorit të OSBE-së, njëkohësisht liderit botnor, por edhe kryeministrit tonë, Edi Rama, ndodhi një incident diplomatiko-qesharak.

Lideri ynë, duke i thënë Lavrovit vazhdimisht, se ne jemi ndarë me Rusinë që nga koha e Stalinit, detyroi Ministrin e Jashtëm rus, të deklaronte, se Rusia kishte nënshkruar, me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Kastriot Islamin, një marrëveshje dypalëshe.

– Po, – ja ktheu lideri ynë, që nuk po dëgjonte fare se çfarë thoshte Lavrovi. Keni nënshkruar një marrëveshje në vitin 2004, me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Bashën, liderin e sotëm të opozitës në Shqipëri.

Lavrovi, mbeti tmerrësisht i habitur, ngaqë Lulzim Basha në vitin 2004, nuk jetonte fare në Shqipëri…

Duket që kjo gjendje paditurie dhe hutese e thellë, ka filluar ta ndjekë liderin botnor Edi Rama, sa vjen dhe më dendur.

I ndodhur në emisionin “Pressing” të gazetarit të njohur Berat Buzhala, realizuar në studion e televizionit mbarëkombëtar ERTV dhe trasmetuar në “T7” në Kosovë, Edi Rama, tregoi se jo vetëm nuk e di, por edhe nuk e kupton fare se çfarë pune kryen dhe çfarë detyrash mban mbi supe.

Përballë pyetjes “A janë lehtësuar, apo vështirësuar barrierat tregëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës?”, Edi Rama dha këtë përgjigje:

– Mjafton të shohësh volumin tregëtar.

– Po cili është volumi tregëtar? – pyeti Buzhala.

– Hajde ma trego ti!- e urdhëroi Rama.

– Ne po ju pyesim ju, – këmbëngulën dy gazetarët Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki.

– Është rritur në mënyrë progresive, por shifra mos më kërkoni t’ju jap unë këtu, se ju shifrat nuk i keni as qejf. – foli Rama shatrapatra, pa ditur asnjë shifër.

– Ja po ti them unë shifrat, – tha Buzhala duke nxjerrë një letër dhe filloi të lexonte dhe shpjegonte shifrat.

Në mes të këtij leximi të shifrave, nga gazetari, Edi Rama, si gjithmonë,  lëshoi disa fjalë kot, i rrëmbeu Beratit letrën nga dora dhe tha:

– Ja tani le t’i lexojmë shifrat!

Dhe pa pikë turpi, Edi Rama, filloi t’i shpjegonte Beratit, me ton të lartë dhe me siguri absolute në vetëvete, të gjitha shifrat, që Berati i shkretë, i kishte mbledhur nëpër Kosovë.

Nëse nuk e besoni këtë vepër, të pashembullt të liderit tonë, ndiqni videon e mëposhtme, ku Edi Rama, as nuk kupton dhe as nuk dëgjon gjë, por vazhdon të udhëheqë ballëlartë dhe gojëplotë.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

VIDEO:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here