Berisha: Bashkim të vlerave për rrëzimin e Ramës, një fatkeqësi që kanë në krye një kalbësirë që…

0
202

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar frymën e statutit si atë të kompromisit të qartë. Berisha edhe njëherë ka apeluar për bashkimin e të gjitha kontributeve dhe vlerave për të larguar një orë e më parë Edi Ramën nga qeverisja e vendit.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Kuvendi Kombëtar u karakterizua nga diskutime normale, të lira dhe të hapura.

Ish-Kryeministri theksoi se çdo njeri duhet të thotë fjalën dhe mendimin e tij, na pëlqen ose jo. Në këtë kuadër ai bëri një krahasim mes Kuvendit Kombëtar dhe mbledhjes së Asamblesë së djeshme të PS-së.

“Një kontrast shumë të madh mes këtij forumi dhe forumit të njeriut haluçinant, skizoik, atij që shkelmon të drejtat e socialistëve të ndershëm, që kanë një fatkeqësi që kanë në krye një njeri që nuk respekton asnjë vlerë, një kalbësirë që shqiptarët duhet ta hedhin një ditë e më parë”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here