I dërguari për dialogun Kosovë-Serbi/ Richard Grenell dorëhiqet nga posti si ambasador në Gjermani

0
113

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tanimë është emëruar përkohësisht në krye të Inteligjencës Amerikane, do të japë dorëheqjen nga posti tjetër i tij si ambasador në Gjermani.

Lajmi është bërë i ditur përmes një artikulli nga Daily Wire, të shkruar nga gazetari Ryan Saavedra.

Gazetari shkruan se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell, e ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai do të japë dorëheqje nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani sapo John Ratcliffe të konfirmohet nga Senati në këtë pozitë.

Grenell e njoftoi Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij, kur Trump emëroi si drejtor të përhershëm të Inteligjencës John Ratcliffe.

Grenell ishte duke planifikuar të shkonte në shtëpi këtë pranverë, por ra dakord të qëndronte në administratë derisa të mund të emërohej dhe konfirmohej drejtori i përhershëm i Inteligjencës Kombëtare nga Senati.

Në një prononcim me telefon për gazetën, Grenell konfirmoi lajmin duke thënë: “Po është e vërtetë. Po planifikojmë të shkojmë në shtëpi së shpejti”.

Vendimi i Grenell është mirëpritur nga djali i presidentit, Donald Junior, i cili shkruan: “Siç pritej. Faleminderit për gjithçka bën Richard Grenell”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka emëruar Grenell si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare. Por ai mbante aktualisht një post si ambasador në Gjermani, ndërsa është i angazhuar dhe me bisedimet Kosovë-Serbi si i dërguari i Trump-it.

Presidenti u vlerësua nga mbështetësit e tij për emërimin e Grenell-it në krye të Inteligjencës, i cili është diplomuar në Harvard.

Grenell shihet shpesh si ambasadori i preferuar i Trump-it për shkak të përpjekjeve të tij për të përparuar me axhendën e presidentit jashtë shtetit.

“Mandati i një diplomati është zakonisht të jetë diplomatik. Politika e jashtme e Trump-it është padyshim më konfrontuese. Richard Grenell është i gatshëm të jetë konfrontues publik me vendin e tij pritës nëse është në interesin kombëtar të Amerikës, në një mënyrë që nuk është tipike historikisht por reflekton drejtpërdrejt mënyrën e funksionimit të Trump-it.”–  tha ish-këshilltari i lartë i Trump, Cliff Sims.

Trump ka thënë se së shpejti do të zgjedhë një ambasador të ri për në Gjermani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here