Skandal/ Shpërthen Manjani: “Qeveria Rama, po na vendos, në krah të armiqve të perëndimit”

1
484

Një skandal i madh që me sa duket do të ketë pasoja të rënda, për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë me SHBA është duke dalë në shesh orë pas ore. Bëhet fjalë për dorëzimin e resurseve të naftës dhe përpunimit të saj në vendin tonë, të cilat Edi Rama po i dorëzon në duart e një kompanie të dyshimtë ruse, prapa së cilës besohet se qëndron vetë presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Pikërisht këtij skandali ja ka kushtuar mëngjesin e sotëm statusin e tij të radhës në FB, ish-ministri i Drejtësisë Yllli Manjani. Sipas tij qeveria Rama, “po na vendos, në krah të armiqve të perëndimit”.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

Rilindja tashmë prodhon një skandal, për të mbuluar një skandal më të madh.

Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!

Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!

Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”…!

Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.

Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!

Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregëtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim!

Po që edhe për këto pislleqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”…

Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale!

Një ditë do t’i vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit…

Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim!

Duhet vënë damka tek Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo tek Shqiptarët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Ky Maj(muni)njani eshte nje kokerr debili, ndyresire, vodhi sa vodhi me Ilir Mete-putanen e tashi del e leh si qen kunder atyre qe deri dje ishte ne te njeten stall (derrash) me ta.
    Vajmedet kur nuk ka kush i del per zot atij vendi qe braktiset çdo dite nga qytetaret e vet….Trsihtimmm…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here