Harry Bajraktari: Manifesti në Tiranë, demokraci në veprim. Koha të gjendet zgjidhje për krizën institucionale

0
125

Nga: Harry Bajraktari

Manifestimi i sotëm në Tiranë ishte demokraci në veprim.
Kishte një pjesëmarrje të madhe dhe veprimtaria ishte paqësore dhe dinjitoze. Tubimet paqësore janë një pjesë e rëndësishme e demokracisë. Njerëzve u jepet një mundësi të shprehin ndjenjat e tyre kur institucionet bien.
Presidenti Ilir Meta kishte të drejtë që ktheu ligjin e fundit për rishqyrtim në Parlament. Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet dhe nuk mund të anashkalojë detyrën e Presidentit. Ne kemi nevojë për kontroll dhe balancë në Shqipëri, që demokracia të funksionojë siç duhet.
Reforma në drejtësi është e rëndësishme dhe po aq e rëndësishme është pavarësia e gjyqësorit. Nuk duhet të dominohet nga njëra palë. Reforma duhet të bëjë bashkë të gjitha palët, përfshirë opozitën dhe Presidentin, përndryshe procesi rrezikon të humbasë besimin e njerëzve.
Është koha për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale institucionale. Situata aktuale me një parti të vetme që ka marrë të gjithë pushtetin politik nuk është e qëndrueshme. Veproni tani para se të jetë vonë!

*Shqiptaro-amerikani me histori suksesi biznesi ne SHBA*

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here