Në Kinë është regjistruar rasti i parë i infektimit nga një person që vjen nga Italia.
Sipas komisionit shëndetësor vendas, bëhet fjalë për një grua 31-vjeçare që shkonte nga Milano në Qingtian, më 28 shkurt.
Pacientja ka marrë mjekim nga 16 shkurti pas simptomave të para të etheve, kollës e diarresë.
Deri tani, të infektuarit në Kinë nga persona të ardhur nga vende të tjera ishin të lidhura me Iranin, si rasti në Pekin, Guangdong, dhe në rajonin autonom Ningxia Hui.