Sazan Guri: Gjuha shqipe natyrale, iliro-pellazgo-etruske, më e vjetra në botë. Ja provat!

0
475

Nga njëra anë është koronavirusi, që po bën mbi këtë botë punën e vet, por nga ana tjetër edhe kryetari i Akademisë Alternative Shkencore të Shqipërisë, kolegu kokë për kokë i Skënder Gjinushit, të Akademisë së Shkencave, zotni Sazan Guri, ka shpërthyer edhe njëherë siç di të shpërthejë vetëm ai.

Këtë herë, profesori i tregoi botës mbarë, se gjuha shqipe, si gjuhë iliro-pellazgo-etruske, është jo vetëm më e vjetra në botë, por edhe më natyralia që ka ekzistuar dhe ekziston.

– Është ashtu siç flitet në natyrë, – thotë Sazani.

Nëpërmjet një video, ai shpjegon se fjalët më të rëndësishme të botës, përfshirë këtu edhe fjalën Zot, e kanë origjinën nga Shqipëria dhe fliteshin në natyrë, siç flasin apo ulërijnë të gjithë qeniet e gjalla, që nga kohët përtej lashtësisë, deri sot.

PS. Pa u zgjatur më tej, në fjalët tona të kota dhe pa ndonjë vlerë të madhe, ndiqni videon e mëposhtme të profesor Sazan Gurit dhe shpërndajeni atë ku të mundni, deri edhe në natyrë, për të ndriçuar sa më shumë vlerat antike gjuhësore të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

 

VIDEO:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here