Ledi Bianku: 4 arsyet që më sollën në Tiranë për këtë tubim

0
231

Manifestimin e Presidentit e hapi ish anëtari i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe profesori i universitetit të Salzburgut, Ledi Bianku.

Gjatë fjalës së tij të shkurtër ai dha katër arsyet që e bënë ti bashkohej këtij tubimi.

Sipas tij, në një vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese nuk mund të flitet për demokraci dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.

“Falenderoj presidentin Meta për ftesën. Çfarë arsyesh më bën të vija këtu. 4 arsye mu dukën të mjaftueshme. Rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Debati president mazhorancë nxjerr një tjetër problem, mungesa e Gjykatës Kushtetutese. Pa asnjë gjykatë nuk kemi më forcën e ligjit që vepron por kemi ligjin e forcës. Kjo çon te arsyeja e dytë. Në një vend ku presidenti nuk ka një organ të pavaruru, mendoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë kur ja shkel qeveria?  Unë kam ardhur që tju them se këtu jemi për pushtetin kushtetutes që ti drejtohen gjykatave të pavarura kur iu shkelen të drejtat.
Çfarë emri i vihet kësaj situate? A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në këto situata? Në këtë absurd kushtetues, aq më tepër kur stina e protestave kanë shpërthyer edhe në vende të tjera, si do reagojnë bashkëkombasit e mi? Një popull që fle në demokraci ka rëndësi të zgjohet në diktaturë”, u shpreh ndër të tjera Bianku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here