Edi Ramës i mbyllen përfundimisht dyert me perëndimin; I vetëm fillikat dhe me popullin kundër

0
108

EDITORIAL

Me marrjen e tepsisë së plotë të pushtetit me zgjedhjet skandaloze të 2017-ës, ku bashkëpunimi me krimin arriti kuota maksimale, “Rilindja” mori trajtat e para të një regjimi. Pak nga pak, kryeministri nisi të hedhë hapat drejt një sistemi që vret demokracinë, ndrydh të drejtën e votës e mbi të gjitha bie ndesh me shtetin ligjor.

Lënia e vendit për dy vite me radhë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, ishte një ndër “bëmat” më të zeza të Rilindjes në këto vite pushtet. Përmes këtij hapi, Rama nën mbështetjen e fshehur të lobit sorosian, mundi të përlyejë edhe disa ndërkombëtarë në planin e tij. Për vite me radhë, marrëdhënia e tij me ndërkombëtarët e akredituar në vend ka qenë optimale. Madje shpeshherë ata kanë luajtuar rolin e “engjëllit mbrojtë” të Rilindjes edhe kur vendimet apo e veprimet e saj ishin tërësisht të kundërta me standarded demokratike të vendeve evropiane.

Por që nga përballja e humbur me Presidentin Meta për çështjen e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rama ka nisur një betejë të hapur me perëndimin. Vendimi i Komisionit të Venecias nxorri zbuluar ndërkombëtarisht Rilindjen si një sekt që kërkon të kapë sistemin për ë përfituar mbajtjen e pushtetit sa më gjatë përmes bashkëpunimit me krimin.

Ulja e Ramës përmes Gjinkurit në tryezën e Këshillit Politik, qartazi, ka qenë e detyrueshme. Rama asnjëherë nuk e ka dashur Këshillin Politik. Ai u ul aty se presioni ndërkombëtar ishte iufortë për të përfshirë opozitën e bashkuar në reformën zgjedhore.

Kryeministri  në gjithë këto vite pushtet është munduar me metoda nga më të ndryshmet që të përçajë Opozitën e Bashkuar dhe nuk ja ka dalë. Frika nga humbja e sigurt e pushtetitnnë zhgjedhje ja detyron këtë taktikë, që deri më tani i ka rezultuar e dështuar. Rama shtyu deri në fund në Këshill për sabotimin e punimeve të tij. Njëherë me proipozimet për gjoja të administratës së depolitizuar e më pas përmes opozitës parlamentare, e cila fare mirë njihet si paterica e Rilindjes. Dhe kur nuk ja arriti në fund, pasi presioni i SHBA dhe BE ishte i fortë u detyrua të firmosë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Firma në atë marrëveshja u pa nga Rama si kapitullimi i tij zyrtar. Dhe duke e ditur fare mirë se çdo veprim kundër kësaj marrëveshjeje do të sillte pasoja në raport me marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Rama nuk u mendua dy herë për të grisur 5 Qershorin me votimet e njëanshme kushtetuese të 30 korrikut.

Ky votimi ishte hapi që shënoi ndarjen përfundimtare të Ramës me perëndimin. Edhe me fjalimin e tij të mbajtur në Parlament, Rama e tregoi këtë. Kryeministri tha se “ata” duke nënkuptuar ndërkombëtarët nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë pasi sipas tij Parlamenti i Shqipërisë ishte sovran.

Ndër vite kryeminisitri ka deklaruar me pathos se direktivat e BE dhe SHBA ishin parësore për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. Kujtoni këtu debatet për reformën në drejtësi, ku asaj kohe i drejtohej opozitës parlamentare: “Ju debatin nuk e keni me ne, por me BE e SHBA që kanë formuluar reformën. Nëse doni ndryshime, zgjidheni me ta”.

Padyshim në atë kohë, relatat e Ramës me ambasadorët e akredituar në vend nga BE e SHBA ishin ndër më të mirat dhe kërkesa e llogarisë ndaj qeverisjes ishte fare e pakët.

Por sot këto raporte kanë ndryshuar tërësisht. Rama ka dalë zbuluar para perëndimit si njeriu që vret zgjedhjet, kërkon të kapë institucionet e pavarura e mbi të gjitha synon mbajtjen e pushtetit sa më gjatë përmes bashkëpunimit me botën e errët.

Sot janë pikërisht ndërkombëtarët që dënojnë me forcë votimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Bundestagu Gjerman kanë folur shkoqur sa më s’ka. Përmes atij vendimi, Rama vrau integrimin. Por gjithashtu kryeministrt me atë votim mbylli dyert një herë e përgjithmonë me perëndimin. Këshillën e tyre për të mos shkelur mbi marrëveshjen e 5 Qershorit e për të mos votuar ndryshime kushtetuese të njëanshme e hodhi përtokë.

Ky veprim ndau një herë përgjithmonë Edi Ramën nga perëndimi. Shumë shpejt do të ndahet edhe nga ‘dashuria e përjetshme’, karrigia e pushtetit. Populli shqiptar ka treguar se nuk i fal dhe i dënon me votë bllokuesit e të ardhmes së vendit dhe autorët e rrënimit të tij!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here