Mediat serbe: Nesër në Uashington mund të ketë një takim Thaçi-Vuçiç me ndërmjetësimin e Grenell

0
113

Agjencia e lajmeve serbe Tanjug, shkruan se gjatë ditës së nesërme në Uashington mund të ketë një takim ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Megjithatë një takim i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Po sipas Tanjug, takimi mund të ndërmjetësohet nga i dërguari presidencial i SHBA për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.

Thaçi ndodhet në Uashington ku ka takuar ndër tjerash edhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo si dhe Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump.

/OraNews/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here