Tubimi i 2 marsit, Bumçi: Betejë e qytetarëve, Rama do kapjen e Kushtetueses për pushtet të plotë

0
111

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi u shpreh në studion e lajmeve të Ora News, se beteja për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë e Presidenti, por e popullit.

Bumçi solli në kujtesë disa nga rastet kur Gjykata Kushtetuese ka qenë vendimtare në marrjen e vendimeve të saj. Ndërkohë, ai kujtoi se gjatë qeverisjes së PD-së u hodhën poshtë të paktën 35 ligjeve të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Aldo Bumçi: Nuk është betejë për kompetencat e njërit apo tjetrit. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Kur ne kemi qenë në qeveri na ka rrëzuar mbi 35 ligje. Kjo tregon kontroll të qeverisjes, tregon se ka qenë e pavarur. Pati një fushatë kundër biznesit, luftë kundër informalitetit. Qeveria ndryshoi ligjet dhe nëse të kapte pa kupon tatimor, të falimentonte biznesin. 

Këtë paketë që do të shkatërronte biznesin e rrëzoi gjykata. Ky është vendim që mbrojti 130 mijë biznese të Shqipërisë. Qeveria Rama kaloi me vendim që mund të prishte ndërtime pa leje, por gjykata ia rrëzoi. Kjo gjykatë i ka mbrojtur qytetarët. Kjo gjykatë rrëzoi kërkesën për numrin IMEI të telefonave. Gjykata Kushtetuese ka qenë institucioni që ka vendosur kufirin, ka kontrolluar qeverisje. Jemi në vitin e tretë që nuk kemi gjykatë. Kjo nuk është ngritur jo për shkak të betimit por të KED. Rama nuk donte të ngrihej gjykata. Gjykata Kushtetuese është vetëm për të kufizuar qeverinë dhe për të mbrojtur qytetarët. Kjo nuk është betejë e presidentit dhe opozitës, por e atyre që duan të mbrojnë pronën. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here