Kreu i PD-së: Presidenti Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

0
110

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë nesër për të dytën herë Këshillin e Sigurisë lidhur me menaxhimin e krizës së Covid-19.

Një fakt të tillë e bëri me dije kryedemokrati, Lulzim Basha në emisionin “Tempora” në Rtv Ora teksa konfirmoi pjesëmarrjen.

Duke komentuar ftesën e kryeministrit Rama për të bashkërenduar forcat, Basha tha se prej fillimit ka qëndruar larg retorikës politike dhe do të vazhdojë ta bëjë.

Sipas Bashës, ekspertët e PD-së janë dhe kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë.

Për herë të parë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh më 25 mars ku përveç presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryeopozitarit Basha merrnin pjesë edhe disa prej ministrave të qeverisë si dhe kreu i Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here