Zidan e thotë hapur: Guardiola, trajneri më i mirë në botë! Përballja Real-City ndeshje e madhe!!!

0
147

Zinedin Zidan po bëhet gati për ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8 e Champions League, ku do të përballet me Mançester Sitin. Trajneri francez i Realit është i bindur se ka një rival të madh përballë, si Pep Guardiola, për të cilin ka vlerësimin maksimal.

“Pep është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithmonë. Por po ndeshen Real Madridit dhe Mançester Siti, jo Zidan dhe Guardiola. Mund ta quani si të doni këtë përballje: një klasike ose një derby… për mua është vetë, një ndeshje e madhe. E kemi parë çfarë ka bërë te Barcelona, Bajerni dhe tani te Mançester Siti. Disa mendojnë se ka trajnerë të tjerë më të zotë, por për mua ai është më i miri,” theksoi trajneri madrilen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here