Ogerta, leri ekspertët të flasin…

0
100

Nga Bardh Spahia

Zonja Manastirliu, dukshëm hallin e ke veë tek kostot politike e jo njerëzore! Fakti që flet më shumë ti se ekspertët, është shumë domethënës! Fakti që detyrohet drejtori i emigracionit të thotë se ka info se kanë nisur hetimet ndaj kujt përhap panik është akoma më elokuent, se ku e ke hallin ti dhe qeveria jote! Leri ekspertët të flasin e të punojnë Ogerta! “Ky proces po udhëhiqet nga ne në proces politik”!!!! – është gjëja më pa vend, që mund të thoje në këtë situatë, kur në Itali u shënua viktima e katërt! Si e shpjegon që ke persona që hyjnë nga Italia e thonë me zë e figurë që nuk janë kontrolluar!!!!

Uroj vërtetë që të respektohen protokollet në këtë situatë, që një vend si Italia e testoi në kurriz se sa shpejt ndryshon! Jam krejt dakord me çfarë përsërit, se duhen dëgjuar ekspertët. Po ti vetë pse nuk i le të flasin Ogerta? Nuk është garë kjo, se kush flet më shumë (e pa strukturë për më tepër)! Në një situatë të tillë, njerëzit i kanë sytë nga ekspertët e mjekët e jo personi politik!!!! Si nuk e kupton këtë?

Sigurohu që çdo qendër shëndetësore në vend të ketë mjetet e pajisjet e duhura, e sidomos personeli mjekësor uniformat e pajisjet e tjera të sigurisë! Ashtu sië është gjithashtu detyra jote, që farmacitë, pavarësisht se janë private, duhet të orientohen për të patur furnizimin me maska e dezinfektantë! Janë bazike në këtë situatë!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here