“Heqja e licencës për shkollën akt fashist”/ Shpërthen Nishani: Synimi i rilindsve stalinistë….

0
116

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës së shkollës private “Udha e shkronjave”, pasi drejtuesit e saj njoftuan mbylljen e shkollës për një periudhë dyjavore si masë parandaluese ndaj coronavirus.

Nishani shprehet se kultura dhe metodat fashiste po përhapen me shpejtësi dhe çdo ditë në Shqipëri.

Ish-Presidenti shprehet se heqja e licencës për shkak të masave të logjikës dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundshëm ndaj shëndetit, është sjellje tipike fashiste.

“Nuk e njoh fare aktivitetin dhe stafin e kësaj shkolle.

As se çfar niveli arsimimi ajo ofron për fëmijët e shqiptarëve.

Natyrisht në çdo rast të shkeljes së kritereve të licensimit, standardit dhe cilësisë së mësimit, dhunimit të të drejtave të studentëve të saj apo deformimit të kurikulës, është krejt normale dhe e ligjëshme pezullimi i licensës dhe sqarimi i situatës.

Por të ushtrosh terror për shkak të masave të logjikës dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundëshëm ndaj shëndetit kjo është sjellje tipike fashiste. Synimi i rilindsve stalinistë shqiptarë synon mbjelljen e frikës dhe terrorit tek çdo njeri që guxon të ketë mendim tjetër nga ai i banditëve fashistë në qeverisje.

Nesër çdo fashist i sotëm dhe akt fashistoid do gjykohet rreptësisht para ligjit”, shkruan mes të tjerash Nishani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here