Loja me zjarrin e Hashim Thaçit për Kosovën dhe hijet e dyshimit mbi skenarin Sorosian?!

0
269

Pas 10 viteve pavarësi Kosova sot rrezikon paqen dhe stabilitetin e saj. Me një histori të përgjakur, me jetë njerzish të humbur që luftuan që Kosova të festonte për jetë e mot. Pas nje dekade shtet i pavarur, po flitet për një marrëveshje për ndryshimin e kufijve, me shtetin që e goditi në mënyrën më barbare. Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç janë në bisedime.

Presidenti Thaçi ka thënë se është e pranueshme dhe realizueshme kërkesa e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën dhe se kjo, sipas tij, mund të bëhet në procesin e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, në anën tjetër kreu i shtetit mohon mundësinë që ndarja e Kosovës të diskutohet me Beogradin në Bruksel. 

Deklarata këto që bien ndesh me njëra tjetrën. Thaçi ka harruar se Kososva nuk është pronë private e presidentit që ta përdorë për interesa vetjak, por e qytetarëve dhe e popullit te Kosovës, që ka të drejtën ta gëzoj brez pas brezi, e jo ta cungohet për ‘kapriço’ të çdo njërit që do ulet në karrigen e presidentit.

Ajo ç’ka dyshohet, por ende nuk është konfirmuar, është frika se mos është arritur një marrëveshje paraprake e fshehtë në kurriz të popullit të Kosovës.

Kjo është një bombë për shqiptarët e Kosovës pas kaq viteve qetësi dhe liri. Ndryshimi i këtyre kufijve do sillte trazira në Ballkan dhe do kishte nje çorientim të dy shteteve.

Serbia vazhdon të kundërshtoj ashpër pavarësinë e Kosovës, ndërsa Thaci pret të bëj marrëveshjen për ndryshimin e kufijve. Nuk dihet ku do jete përfitimi i Kosovës në këtë rast… Një skenar i tillë mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. Ka ardhur koha që të mbyllen dilemat e ndryshimit të kufijve, jo të rihapen.

Ky plan i papritur ngre dyshimet për një skenar Sorosian me kreun e shtetit te Kosovës Hashim Thaçin. Vizita e Aleks Sorosit , djali i manjatit George Soros, në Serbi e Kosovë e më pas edhe në Shqipëri, ka krijuar dyshime të forta për nje strategji të mirëpercaktuar nga rrjeti sorosian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here