Kejsi kapet keq me Roza Latin, pas skenës së turpshme me Stresin….

0
225

Roza Lati dhe Stresi realizuan një pjesë të inskenuar në emisionin “WhyNot?”, duke shpjeguar në njëfarë mënyre se si kishte ndodhur arrestimi i reperit në një dhomë hoteli, rreth një vit më parë.

Por, lidhur me këtë puntatë ka reaguar ashpër ish-gruaja e Stresit, Kejsi.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Kejsi i drejtohet Roza Latit duke i folur ashpër lidhur me këtë inskenim që cënon privatësinë e saj, dhe nuk influencon për mirë.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishte vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje tek Portokallia dhe jo tek “WhyNot?”.

Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëjë një skeç të quajtur “si ta bëjmë mizën balenë: dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vet bën çfarëdo por për këta individë që kan platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt.

Në të janë tharë idetë, dhe të duhet me patjetër të tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel…sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur,”- shkruan Kejsi në rrjete sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here