Përveç problemeve në skuadër dhe “markimit” të fortë që i bën UEFA për Fair-Play Financiar, Paris SG duhet t’i bëjë llogaritë edhe me akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi presidentin Nasser Al Khelaifi.
Sipas akuzës, Al Khelaifi ka arritur të fitojë të drejtën e transmetimit nga platforma e tij telvizive, duke korruptuar zyrtarët e FIFA-s. Një prej tyre, ish-sekretari Jerome Valcke, që shpesh herë kishte përdorur vilën private të sheikut në Sardegna. Për autoritetet zviceriane, pronari i Paris SG është avantazhuar nga Valke, edhe ky nën akuzë për korrupsion dhe falsifikim dokumentash pas skandalit që tronditi nga themelet qeverinë botërore të futbollit.