VIDEO/ Zogjtë shtegtarë krijojnë spektakël shumëngjyrësh, momenti kapet nga radari në Florida

0
90

Një radar i motit në  Florida të SHBA-së, arriti të kapte një valë prej qindra pikash të verdha, portokalli dhe jeshile.

Nga pamjet duket si një stuhi shumëngjyrëshe që vetëm vazhdon dhe shtohet.

Por ata nuk janë gjë tjetër veçse zogj shtegtarë në ngjyra të ndryshme.

BBC shkruan  se kjo veprimtari është tipike gjatë kësaj kohe të vitit, pasi zogjtë migrojnë përsëri në shtëpitë e tyre pasi fluturimeve në jug gjatë dimrit.

Një grafik i krijuar nga studiuesit e Universitetit Cornell tregon 118 lloje shpendësh që migrojnë në Amerikën e Veriut dhe Jugut.

 

Një nga zogjtë që fluturon për në Florida pasi kalon dimrin në Karaibe dhe Amerikën Qendrore është vetëm 6-7 inç (16-18 cm) dhe quhet Northern Parula (parula veriore).

 

Arsyet se pse zogjtë zgjedhin të migrojnë në një kohë të caktuar nuk është  kuptuar ende plotësisht.

Shtatorin e kaluar BBC postoi një foto duke treguar grupet e shumta të shpendëve që migronin në jug mbi ishull

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here