Klubet londineze në garë për Iscon, çfarë pritet të ndodhë??!

0
108

Klubet londineze, Chelsea dhe Arsenali janë gati të shpenzojnë rreth 65 milionë paundë për të siguruar shërbimet e Isco-s.

Fantazisti spanjoll, edhe pse kohët e fundit është aktivizuar nga Zidane, nuk shihet më si pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Shitja e lojtarit është në interesin e Real Madrid, të cilët në merkaton e verës pritet të bëjnë një sforcim të madh financiar për firmën me Kylian Mbappe dhe për ta realizuar këtë fillimisht duhet të funksionojë merkatoja dalëse për të siguruar fondet e nevojshme dhe për të qenë në një linjë me rregullat e Fair Play-t Financiar.

Zgjedhja e ekipit të ri do t’i takojë lojtarit, i cili duhet të vendosë nëse do të punojë mes Artetan apo me Frank Lampard.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here