U kap me armë pranë selisë së PS/ Zbulohet arsyeja…

0
116

Policia ka shoqëruar në mënyrë urgjente pak minuta më parë në komisariat Vladimir Gjutën.

Raportohet ai është kapur i armatosur duke lëvizur pranë selisë së PS në Tiranë, ndërsa nuk ende të dhëna mbi shkakun e shoqërimit dhe nëse prania e tij aty përbënte rrezik për zyrtarët e lartë që ndodheshin në atë moment në zyrat e tyre. Në momentin e ndalimit të Gjutës, në PS zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS.

Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta. Gjatë sherrit ai i shkaktoi dëmtime të mëdha në fytyrë kushëririt të tij duke e goditur e çekiç.

Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here