Kurti: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

0
129

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë duke pretenduar se nuk ka ndodhur asgjë, pas agresionit serb më 24 shtator.

Ai kërkoi që kapitulli i ri për normalizim duhet të marrë parasysh përpjekjen e Serbisë për aneksim të Kosovës.

Pas takimit me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, kryeministri kërkoi nga ndërmjetësuesit e dialogut që të ndërmerren një varg hapash që dialogu të ketë edhe një mundësi për të pasur sukses.

Kurti nënvizoi gjithashtu rëndësinë që të ketë një qasje të balancuar në proces të dialogut.

Kurti para senatorëve amerikanë renditi argumentet që sipas tij dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Bansjkë.

Ndërkaq, theksoi nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here