Kepi: Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët vetëm për përfitime elektorale

0
54
Screenshot

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi deklaron se për kreun e partisë ‘Lëvizja 5Yjet’ marrëveshja Rama -Meloni për emigrantët ka vetëm për përfitime elektorale dhe nuk ka asnjë përfitim për shtetin italian.

Duke folur në Syri tv, ajo tha se tema e emigracionit është kryesoja e fushatës së zgjedhjeve evropiane dhe e kanë hapur të gjitha partitë politike.

“Tema e emigracionit është kryesoja e fushatës së zgjedhjeve evropiane dhe e kanë hapur të gjitha partitë politike. Giuseppe Conte ish kryeministri italian ka komentuar këtë pakt të realizuar nga qeveria Meloni si një pak për përfitime elektorale.

Kjo sipas Contes është ka cilësuar një politikë jo serioze pasi duhet një plan korrekt dhe serioz dhe nuk duhet të zgjidhet me pakte të tilla duke i dërguar emigrantët në vende jo anëtare të BE-së.

Conte e komentoi me faktin se edhe pse ky pakt do të dështoi por në Shqipëri do të mbeten dy kampe për emigrantët dhe një burg për ato edhe për disa muaj do të ketë forca sigurie italiane dhe krejt ndryshe nga se ne prisnim ku policia të shtohej në qytete italiane për të forcuar rendin dhe jo ti largoi nga Italia për të ruajtur emigrantët”, tha Kepi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here