Kapet autobusi me 13 refugjatë sirianë, procedohet shoferi dhe faturino…

0
130

Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët akuzohen po transportonin me autobus 13 shtetas sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasit B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit ku udhëtonin shtetasit e huaj dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit.

Këta shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirian dhe maroken që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njoftoi policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here