Kurti mbledh për herë të parë kabinetin qeveritar: Karriget i kemi, por do të rrimë më shumë në këmbë

0
133

Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, ka mbledhur sot për herë të parë kabinetin e ri qeveritar me 15 ministra dhe dy zëvendëskryeministra.

Në një status në Facebook kryeministri kosovar shprehet se kabineti i ri i ka karriget, por do të rrijë më shumë në këmbë për shkak të punëve të shumta që e presin Kosovën.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I ALBIN KURTIT

Sot, mbajta mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë zyrtare dhe dorëzim-pranimit të detyrës së Kryeministrit u takova me ministrat tanë të ri. Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët.

Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin.

  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here