Yuri Kim mesazh të fortë: Reforma në Drejtësi do t’i japë fund korrupsionit…

0
96

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ishte e pranishme këtë mbrëmje në aktivitetin për Reformën në Drejtësi, të organizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në fjalën e saj, ambasadorja nxiti çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, pasi sipas saj, do të sulmojë korrupsionin.

“Kam pasur nderin të takohem me një pjesë të madhe prej jush dhe mund të kem tingëlluar si një magnetofon i prishur për sulmin që Reforma në Drejtësi do t’i japë korrupsionit. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet e plotë. Të gjithë jemi shërbyes publikë. Jemi mbledhur për të shënuar kauzën “Drejtësi për të gjithë”. Ne mbarim një privilegj të madh, por një detyrë edhe më të madhe për të siguruar publikun që do t’i bëjmë detyrat me integritet. Ne kemi një idiomë në gjuhën angleze “Ne themi ‘shërbeji drejtësi’, tha ambasadorja Kim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here