The Guardian: Koronavirusi nuk është tornado, por një stuhi. Pse plani i veprimit të Britanisë së Madhe është shumë qesharak

0
107

William Hanage/ The Guardian

Mendoni sikur shtëpia ka marrë flakë dhe ju nuk po bëni asgjë për të nxjerrë jashtë familjarët tuaj.

Edhe pse ata e dinin që situata po agravohej, e dinin se çfarë po i ndodhte njerëzve, e dinin se virusi po përhapej me shpejtësi të jashtëzakonshme, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zgjedhur në mënyrë të pashpjegueshme të inkurajojë flakët, me idenë se ata do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë ato.

Kur dëgjova për herë të parë për këtë, nuk mund ta besoja.

Unë kërkoj, mësoj për evolucionin dhe epidemiologjinë e sëmundjeve infektive në Shkollën Chan të Shëndetit Publik të Harvardit. Kolegët e mi këtu në SH.B.A kanë supozuar se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ishin satirë – një shembull i humorit të mprehtë për të cilin vendi është i famshëm.

Por të gjitha janë shumë të vërteta.

Më lejoni të argumentoj çdo gjë.

Qëllimi sipas qeverisë është të arrihet “imuniteti i turmës” në mënyrë që të parandalojnë një “valë të dytë” katastrofike dimrin e ardhshëm.

Një pjesë e madhe e popullsisë është në rrezik më të ulët ndaj përhapjes së virusit.

Kështu që arsyetimi është se kushdo që merr infeksionin, gjeneron një imunitet më të forte duke mbrojtur në këtë mënyrë popullsinë në tërësi.

Ne flasim për vaksinat që gjenerojnë imunitet të turmës, kështu që pse është kjo ndryshe?

Sepse kjo nuk është një vaksinë.

Kjo është një pandemi e vërtetë që do të infektojë një numër të madh njerëzish dhe disa prej tyre do të vdesin.

Edhe pse shkalla e vdekshmërisë ka të ngjarë të jetë mjaft e ulët, një pjesë e vogël e një numri shumë të madh ngelet një numër i madh.

Edhe nëse kjo funksionon është e frikshme fakti se nuk do të përballohet dot numri i madh i të infektuarve.

Kjo do të jetë edhe më keq për faktin se ka persona të cilët vazhdojnë të jenë të sëmurë rendë dhe kanë tendencë të qëndrojnë të tillë për një kohë të gjatë, gjë që rrit ngarkesën.

Mendoni për të gjithë njerëzit e moshës midis 20 dhe 40 vjeç që punojnë në kujdesin shëndetësor, ose në azile.

A mendohet se të gjithë që janë me rrezikshmëri të lartë duhet të largohen nga shoqëria për gjashtë muaj derisa të mund të vine përsëri pasi të jetë shmangur vala e dytë (deri tani plotësisht imagjinare)?

Valët e dyta janë reale, dhe ne i kemi parë ato në epidemitë e gripit. Kjo nuk është një epidemi gripi.. Por njerëzit më të rrezikuar nuk duhet të ekspozohen ndaj një virusi dhe kështu duhen të marin masat e duhura.

Kjo do të thotë të izolohesh nëse ke simptoma.

Ndërsa është me rëndësi parësore që njerëzit e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin e të tjerëve, është gjithnjë e më e qartë se transmetimi mund të ndodhë përpara se të shfaqen simptomat.

Ne e dimë se kjo është e vërtetë nga studimi i modelimit dhe vëzhgimit por ne nuk e dimë se sa shpesh ndodh ose sa e rëndësishme është në epidemiologji.

Ky virus ka mbyllur çdo gjë dhe nuk besoj se ndonjë shtet dëshiron të jetë pas Wuhan, Iranit, Italisë apo Spanjës.

Në ato vende, sistemet e kujdesit shëndetësor janë në kaos.

Në Itali, situata në të cilët mjekët zgjedhin kë të shpëtojnë është e vërtetë.

Përkundrazi, duhet të shikoni shembullin e Koresë së Jugut, e cila, përmes një kombinimi të mbikëqyrjes intensive dhe distancës sociale, duket se ka fituar kontroll mbi virusin.

Ne mund të mësojmë nga Koreja e Jugut, Singapori, Hong Kongu dhe Tajvani, të gjitha këto deri më tani kanë bërë një punë të mirë duke zbutur rezultatet më të këqija, pavarësisht se kanë raportuar raste më herët të kësaj pandemie.

Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të përpiqet të krijojë” imunitet të turmës”.

Politika duhet të ndërgjegjësohet në ngadalësimin e shpërthimit në një normë të caktuar (më) të menaxhueshme.

Çdo të thotë distancë e fortë sociale?
1.Kushdo që mund të punojë nga shtëpia, duhet ta bejë patjetër.

Njerëzit të cilët ende nuk punojnë nga shtëpia duhet të inkurajohen ta bëjnë këtë.

2. Punëdhënësit duhet të garantojnë pagën e të sëmurëve.

3.Nuk duhet të shtrëngoni duart me askënd.

4.Duhet të lani duart për 20 sekonda disa herë në ditë dhe kurdo që të hyni në shtëpinë tuaj (ose në shtëpinë e dikujt tjetër).

5.Mos frekuentoni vendet me njerëz shumë.

6.Mos perdorni maska kur nuk jeni të sëmurë në mënyrë që ekipet mjekësorë që kanë nevojë për to t’i përdorin.

E gjithë kjo duhej të kishte filluar javë më përpara.

Të vendosësh nëse do të mbyllësh shkollat është e vështirë; sepse shkollat mësojnë më tepër sesa arsimim.

Por kjo është një pandemi, dhe kështu që është mesë e logjikshme që mbyllja e shkollave do të vinte herët a vonë.

Në Hong Kong, ata janë mbyllur për javë të tëra.

Nëse dëgjoni personalitete të ndryshme duke folur në TV shpjegojini fëmijëve tuaj që ata nuk sëmuren dhe mos harroni që kjo nuk është një periudhë e mirë ti dërgoni tek gjyshërit.

Funksioni më themelor i një qeverie është të ruajë njerëzit e saj.

Askush nuk duhet të jetë nën iluzionin se kjo është diçka që mund të shmanget përmes manipulimit që ne jemi të aftë të parandalojmë këtë virus vetëm nga disa informacione që kemi.

Kjo nuk do të kalojë lehtë; ky nuk është një tornado, është një stuhi.

Mos u frikësoni, por përgatituni.

Nëse qeveria juaj nuk do t’ju ndihmojë, bëjeni vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here