E pabesueshme/ Arrestohet infermierja, injektonte morfinë te të sapolindurit

0
118

Në Gjermani është arrestuar një infermiere pasi akuzohet se ka injektuar morfinë te 5 të sapolindur.

 Ajo u arrestua në një spital në Ulm, me akuzën e tentativës së vrasjes.

Gruaja mohoi çdo akuzë, por hetuesit gjetën në dollapin e saj një shiringë me morfinë.

Të sapolindurit, me e vogla 1ditëshe dhe më e madhja 1 muajshe, shfaqën probleme serioze të frymëmarrjes.

Analizat e bëra treguan praninë e substancave qetësuese në gjakun e tyre.

Hetimet janë ende në fillimet e tyre, u shpreh një zyrtar i policisë, pasi po hetohet edhe për raste të tjera të ngjashme.

Sipas zyrtarëve të spitalit, infermierja ka bërë gjithçka në mënyrë të fshehtë.

Si rregull, morfina përdoret te pacientët që kanë dhimbje shumë të forta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here