Protesta e minatorëve, Albchrome reagon pas lajmit në “Standard”: Çdo sindikate e re duhet të ndjekë hapat ligjore për të hyrë në bisedime….

0
100

Kompania Albchrome shpk, e cila është në pronësi të biznesmenit Samir Mane ka reaguar së fundmi pas lajmit te publikuar ne STANDARD.AL Minatorët e Bulqizës sot protestuan para kryeministrisë, dhe akuzuan Ramën se është bërë mbrojtësi i oligarkëve. STANDARD.AL ka ndjekur nga afer çeshtjen e protestes se minatoreve. Po ashtu edhe sot ka informuar mbi tubimin e mbajtur ne Tirane, gje per te cilen ka reaguar edhe Albchrome.

Me parrulla nga më të ndryshmet në duar, minatorët i bënë thirrje qeverisë që të rsihikojë kushtet e punës së tyre, të rris pagat, të dëmshpërblejë të dëmtuarit gjatë punës, të njohë vjetërsinë dhe të paguaj sipas vështirësisë së punës.Minatorët folën për shumë çështje para kryeministrisë, mes të cilave edhe fakte të rënda që lidhen me fshehjen e personave të dëmtuar gjatë punës vetëm e vetëm që të mos paguhet dëmi.Minatorët kërkojnë largimin e Samir Manes nga Bulqiza dhe ngritjen e sindikatës së tyre në Bulqizë. Të gjithë kundërshtimin e tyre ata e kishin me biznesmenin Samir Mane, të cilin e akuzojnë se nuk shikon të drejtat e punëtorëve, nuk merr parasysh asnjë kërkesë të tyre, por vetëm vjedh dhe i shfrytëzon ata për qëllime fitimi. “Samir Mane ka marrë qeverinë me konçesion”, Poshtë oligarkët”, “Minatorët do të fitojnë”. Ishin disa nga thirrjet e minatorëve. Ndërkohë ata premtuan se do të vazhdojnë me protesta deri në gjetjen e një zgjidhje.

Reagim i Albchrome:

Pershendetje te nderuar. Albchrome eshte informuar nepermjet Standard.al sot se gjate nje proteste te nje grupimi publik ne kryeqytet eshte permendur kompania jone. Ne te mire te informimit te sakte te publikut duam te saktesojme se Albchrome ka nje kontrate kolektive me Sindikatat, konkretisht Federaten Sindikale te Punonjesve te Industrise se Shqiperise, dhe cdo punonjes i joni perfiton nga kjo marreveshje. Kontrata kolektive, eshte lidhur ne perputhje me dispozitat e Kodit te Punes dhe perfaqesueshmeria e saj nuk eshte kundershtuar.
Cdo sindikate e re qe krijohet duhet te ndjeke hapat ligjore per te hyre ne bisedime, me cdo kompani ne Shqiperi, perfshire edhe ne, sipas dispozitave te Kodit te Punes, qe rregullon veprimtarine sindikale. Cdo veprim sindikal, qe bie ndesh me dispozitat e Kodit te Punes, pavaresisht formes dhe numrit te personave te perfshire perben veprimtari te paligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here