Vasili-Ramës: Shëndetësia falas vdiq, tani të gëzojmë konçensionet qindra milionëshe…

0
143

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, ndërsa shprehet se shëndetësia falas ka vdekur. “Ja pata thënë që ja fut kot dhe nuk e bën dot,por kishte qejf ti dilte boja dhe ja i doli….shëndetësia falas vdiq.

Tani ta gëzoni shëndetësinë e konçesioneve qindra milionëshe euro me kryeministrin në krye të tyre…”, shkruan Vasili

Postimi i Petrit Vasilit

Shëndetësia falas vdiq rroftë militantizmi provincial

Shëndetësia e këtij kryeministrit të sëmurë pa shërim, sot është thjesht rilindja e memorjes së rrënuar dhe militantizmit provincial.

Cfarë është bërë më parë është e qartë,por po jua freskoj pak memorjen: u bë ligji bazë i sistemit shëndetësor dhe sistemi mix siguracion+buxhet shteti ai që mbretëron dhe sot, vdekshmëri foshnjore dhe amtare një shifrore, skaner në çdo rajon të vendit, për herë të parë sistem referimi,spital të ri modern të urgjencës,spital të ri kirugjikal në Elbasan, telemedicinë edhe akseleratorët meqë i kanë merak edhe tre rezonanca të reja etj etj.

Po ky kryeministri ç’po bën….apo është i aftë vetëm për dengla me shëndetësi falas, të cilën do ta bënte brenda 2017.

Ja pata thënë që ja fut kot dhe nuk e bën dot,por kishte qejf ti dilte boja dhe ja i doli….shëndetësia falas vdiq.

Tani ta gëzoni shëndetësinë e konçesioneve qindra milionëshe euro me kryeministrin në krye të tyre…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here